🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,064 ▲ +0.34% ETH $2,505 ▲ +0.31% XRP $1.3945 ▼ -1.2% SOL $109.4900 ▼ -0.63%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

Përleshje me armë në Mikrolimano të Athinës, plagoset shqiptari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë zjarri.

Sipas policisë greke, rreth orës 05:30 efektivët e stacionit të Pireut kanë identifikuar si të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani dhe kanë tentuar ta ndalojnë për kontroll. Në momentin e ndërhyrjes, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të largohet, duke u drejtuar me armë ndaj policisë.

Në përplasjen që pasoi, policia është kundërpërgjigjur me zjarr, duke plagosur autorin, i cili më pas është transportuar në spitalin “Attikon”, ku ndodhet nën ruajtje policore.

Autoritetet greke raportojnë se pranë vendngjarjes janë gjetur 3 armë zjarri dhe 6 granata defensive, që dyshohet se i përkisnin të dyshuarit.

I plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur edhe me nofkën “Titi”, si dhe me disa identitete të tjera të përdorura më herët. Ai dyshohet për precedentë të rëndë penalë dhe për lidhje me grupe kriminale.

Sipas mediave greke, Xhelo më parë ka qenë i dënuar dhe i kërkuar nga autoritetet, ndërsa hetimet për ngjarjen dhe rrethanat e saj vijojnë nga policia e Atikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.