Ekonomia

Përmbytjet, impakt negativ në ekonominë shqiptare

Ndryshimet klimatike do të kenë gjithnjë e më shumë një impakt negativ në ekonominë e vendeve të Europës Juglindore. Por në Shqipëri, pasojat do të jenë më të rënda. Arsyeja: moti i keq prek më së shumti bujqësinë dhe në Shqipëri rreth 40 % e popullsisë jeton me bujqësi. Kështu rezulton nga një Raport i Bankës Botërore mbi impaktin e Fatkeqësive Natyrore në Europën Juglindore.

BB“Moti i ekstrem, përfshrië përmbytjet shkatërruese në Maj (në Serbi e Bosnje), rrënoi një pjesë të rajonit në gjatë vitit 2014 dhe ndikoi negativisht thuajse në çdo sektor të ekonomisë, në rajon –nga bujqësia, energjia apo turizmi.

Në Bosnje Hercegovinë përmbyjet shkaktuan 20 viktima, ndërsa 90 mijë persona u evakuuan. Dëmet janë thuajse 15 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në Serbi, dëmet përllogariten në 4.7 % të PPB.

Veç shkatërrimeve në bujqësi, moti i keq me temperatura ektreme në dimër, ndikoi në uljen e prodhimit të enerjgisë, dëmtoi turizmin dhe ngadalësoi ritmet e industrisë së ndërtimit në mbarë rajonin.

“Impakti negativ që fatkeqësitë natyrore shkatuan, nxorri në pah dobësinë e përgjithshme ekonomike të këtyre vendeve… Edhe pse më shumë që 40 % e njerëzve në Shqipëri dhe 20 % në në Bosnje Hercegovinë e Serbi punojnë në bujqësi, normat e sigurimit për planin që i mbrojnë ata në rastet e dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, janë tmerrësisht të ulëta” –thuhet në raport. Në Maqedoni, për shembull, vetëm 4 % e fermerëve i kanë të siguruara prodhimet e tyre në rast të fatkeqësive natyrore. Në Kosovë, kompanitë e sigurimeve përfaqësojnë vetëm 3% të totalit të aktiveve të sistemit financiar, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë ata përfaqësojnë vetëm 5% të totalit.
Parashikohet se këtë vit, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi të dalin nga stanjacioni ekonomik. Por Banka Botërore u sugjeron politikbërësve q të kthejnë vëmendjen ndaj kërcënimeve të motit, si përmbytjet e thatësirat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button