☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,392 ▲0.37%
DOW 45,520 ▲0.78%
NASDAQ 20,975 ▲0.13%
NAFTA 102.53 ▲2.9%
ARI 4,557 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,437 ▲ +1.38% ETH $2,066 ▲ +3.62% XRP $1.3417 ▲ +1.12% SOL $84.0500 ▲ +2.54%
S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 % S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Përmbytjet-Kyqi i Kuq Shqiptar ndihma ushqimore për banorët

Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ka ndërmarrë një operacion ndihme për 2.000 familjet më të prekura nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet e Vlorës, Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Librazhd-Foto-Miranda-Sadiku1Përmes një njoftimi për shtyp, KKSH bën të situr se, operacioni i ndihmës konsiston në shpërndarjen e artikujve bazë ushqimorë e jo ushqimorë për një muaj, siguruar nga stoku rezervë për raste katastrofash i shoqatës dhe nga mbështetja e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, në përgjigje të kërkesës për ndihmë të lëshuar për këtë rast nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Paketa e ndihmës për një familje me ushqime dhe materiale joushqimore sipas standardit të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq përmban: miell 30 kg, vaj 4 litra, sheqer 4 kg, oriz 4 kg, fasule 4 kg, makarona 4 kg, kripë 0.5 kg, batanije 5 copë dhe 1 kit higjenik.

Ndërhyrja e KKSH-së do të bëhet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me strukturat e pushtetit qendror dhe vendor, veçanërisht me Komisionin Ndërministror, Drejtorinë e Emergjencave Civile, Komisionin e Menaxhimit të Emergjencës të këtyre qarqeve. Nga ky bashkëpunim do të përcaktohen edhe zonat ku KKSH do të operojë për shpërndarjen e ndihmave, bën të ditur KKSH-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.