Ekonomia
Përmbytjet/ Mbërrijnë ndihmat e para nga Bashkimi Europian
Instrumenti i BE-së për mbrojtjen civile u aktivizua menjëherë dhe ndihmat e para nga Austria kanë mbërritur tashmë në terren.
Burime nga Bashkia e Fierit bëjnë të ditur se edhe dërgesa e Sllovakisë është nisur dhe pritet të jetë në destinacion gjatë ditës së sotme.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar pompa të kapacitetit të lartë, gjeneratorë, tenda, shtretër, batanije, veshje dimërore dhe artikuj ushqimorë.
Deri më tani nga përmbytjet në Shqipëri janë evakuar 600 familje dhe janë shkaktuar përmbytje në 17 mijë hektarë tokë.