Ekonomia

Përmbytjet-Panariti: Kompensim mbi bazën e skemës së sigurimit, duke lidhur kontrata me fermerët

Banorët e Shkodrës, zona më e prekur në vendin tonë si pasojë e përmbytjeve, ende nuk janë dëmshpërblyer për shkatërrimin e tokave bujqësore por edhe të banesave të tyre, dhe pse premtimet për kompensimin e tyre janë bërë që nga qeveria e shkuar, ajo e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha.

Zgjidhja që sheh ministri i Bujqësisë Edmond Panariti përballë kësaj situate, nuk janë premtimet, por kompensimi mbi bazën e një skeme sigurimi, duke lidhur kontrata me fermerët.

I ftuar në emisionin televiziv “5 pyetje nga Babaramo” , ministri i Bujqësisë Edmond  Panariti, tha se kjo skemë do të jetë e vështirë të aplikohet në ato zona ku janë ndërtuar banesa mbi kanalet kulluese apo në hapësira të rrezikuara ndaj përmbytjet. Ndaj alternativa e tij afatgjatë për këtë problem, është zhvendosja e tyre.

“Në ato zona ku ne kemi investime në fushën e bujqësisë, apo edhe vendbanime që janë të rrezikuara dhe ku ka qenë e ndaluar me ligj të investosh, është e vështrë të aplikosh këtë lloj sigurimi. Alternativa është të spostohen prej andej. Për t’i dhënë zgjidhje të qëndrueshme këtij problemi duhet që në zonat me rrezik të lartë të spostojmë banesat dhe sipërmarrjet e fermerëve, dhe të konsolidojmë një infrastrukture të mirë vaditje dhe kullimi. Pa e bërë këtë do të futemi në një cikël vicioz pa prespektivë. Kërkohet një dakordësi politike dhe mjete financiare në mënyrë që këto bizneseve dhe banesa të spostohen e të vendosen në vende ku rrezikohen. Kjo do të jetë një zgjidhje afatgjatë”, tha ministri i Bujqësisë.

Kreu i Bujqesise, lidhur me kerkesen e vazhdueshme te banoreve per tu kompensuar, u shpreh se, banorët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar kompensim se është një premtim që i është bërë.

“Për Shkodën u bënë premtime nga qeveria e shkuar, nuk e di mbi ç’bazë u bë premtimi për përmbytjet e Shkodrës dhe nëse ekziston një fond de fakto për të vënë në lëvizje këtë financim. Përmbytjet janë ciklike, ne jemi akoma sezon shirash, pra përmbytje do të ketë. Ne do të instalojmë një sistem që garanton kompensimin e përmbytjeve ndërtuar mbi bazën e skemës së sigurimit, që bëhen garante në fatkeqësi natyrore”, tha Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button