☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Përmbytjet, ushtria ngre helikopterin “Cougar”

Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja. Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të shmanget përmbytja e qytetit.

Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike.

Në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë janë ende në terren në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre. Edhe në rrethin e Matit, në Qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evakuimit të qytetarëve.

Operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njejtin intensitet dhe në Fushë-Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.