ParlamentarePolitika

Përmbytjet, Vokshi: Ministri 1 javë në Amerikë, banorët në Fier e përzunë. Veliaj: Ti pije kapuçino kur unë inspektoja zonat!

Përmbytjet në Jug kanë shkaktuar sërish debate në seancën e sotme të Kuvendit. Deputetja e PD-së Albana Vokshi akuzoi qeverinë për mungesën e vëmendjes ndaj banorëve të këtyre zonave, të cilëve, sipas saj iu kanë munguar edhe ushqimet.

albana-vokshi-654x350Në kundërpërgjigje, ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj e ka sfiduar, duke i thënnë se banorët kanë marrë jo një por 4 këste ndihmash.

Veliaj: Ky ekip gaztorësh u largua, njerëzit nuk dëgjojnë më çudira që sfidojnë edhe fizikën. Qeveriseshim nga injoranca. Të sfidoj ty publikisht bashkë me Prefektin në çdo familje në Ferras kemi çuar 100 kg ushqime deri në mars. Para se të bërtasësh pajiseni kryetarin me JPS, thuaji është fshat kodrinor Ferrasi. Ju shkaktoni përmbytje qesharake në një vend kodrinor, fyeni inteligjencën e anëtarëve tuaj, po jo të shqiptarëve. Teksa ti në Ferras po pije kapuçino ne verifikonim shkallat. Ky është ndryshimi. Ti në vend që të ndihmoje zgjodhe bllokimin. Nxorre ca imbecilë me iphone 6 që ngatërrojnë ‘ç’ me ‘q’, që vetëm banorë të zonës nuk ishin, i nxore për të na bllokuar ne që shpëtuam tre vajza të mitura. Nuk ka opozitë në botë që gëzohet kur njerëzit vdesin, kur ka përmbytje.

Vokshi: Ky ministër bën gafa pa fund, hiqet si ministër i rinisë por fyen të rinjtë. Bëri 1 javë qejf në Amerikë dhe vjen na flet për ndihma. Banorët e larguan me forcë. Nuk ke vajtur asnjëherë tek zona ku të dhanë votat. Ke 500 familje të bllokuara në Kurvelesh, ke Përmetin pa ujë të pijshëm ,fshatra të tërë të izoluar Frashërin, ke fshatra në Grykë të Këlcyrës të përmbytura. Por ti zgjodhe të shkosh një javë në Amerikë…Familjet Shehaj dhe Turtulli a i takuat në Ferras? A e takuat zonjën Tahiri që ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për ilaç pasi kishte hequr njërin gjoks? Po zonjën Sonila Nina kryefamiljare me 5 fëmijë ,që nuk kishin bukë për të ngrënë? Meqënëse na përmende Ferrasin po të them të lini show-n dhe Facebook-un, bë detyrën boll me shoë, merr përgjegjësitë që të takojnë.

Veliaj: Në të gjitha familjet që përmende është shpërndarë 4 herë ndihma nga Prefekti. Më përmende Amerikën jam nisur për të adresuar OKB se paraardhësit nuk dinin as anglisht. Unë jam deputet i Gjirokastrës dhe po ju them se Gjirokastra është në shpat mali nuk ka pasur përmbytje, deputetet në Tepelenë dhe Përmet ndodhen në krye të detyrës. Shembulli që po jepni është i paprecedentë, ju po hidhin valle mbi fatkeqësinë e njerëzve. Lapraka përmbytet sa herë del lumi as atje s’kane mbarur hallet, atje ku ti je deputete. Por ju keni ngelur tek trami imagjinar. Të sfidoj publikisht të sjell gjithë familjet një më një, dhe ti pyesësh për ndihmat, mos hidh baltë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button