Bota
Përplasen dy aeroplanë në Sllovaki, dyshohet për 7 të vdekur
Dy aeroplanë janë përplasur në ajër në perëndim të kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislavë, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona.
Zyrtarët për momentin nuk janë në gjendje të konfirmojnë se për çfarë aeroplanësh bëhet fjalë, apo se sa njerëz kanë pasur në bord, sipas një zëdhënësi të shërbimit sllovak të zjarrfikëses.
Sipas kanalit televiziv Slovak TA3, aksidenti përfshin dy “aeroplanë sportivë”, por nuk ka të dhëna të tjera mbi prodhimin apo përmasën. Incidenti ndodhi afër fshatit Cerveny Kamen, rreth 30 km nga kryeqyteti.