Përplasje te Cirku i Tiranës/ Sherr me përmbaruesit, artistët shpërthejnë në lot
Përplasje mes Përmbarimit dhe artistëve në Cirkun e Tiranës. Gjatë paradites, Përmbarimi shkoi të ekzekutonte vendimin për sekuestrimin e tokës ku është ngritur çadra e Cirkut Kombëtar por artistët e kanë kundërshtuar këtë vendim.
Sipas artisteve nese iu merret kjo pjesë (rreth 400 metra katrorë) gjithë vendi tjetër është jofunksional.
Më pas përmbaruesit janë detyruar të hapin derën e cirkut me dhunë, ndërsa artistë janë ngujuar brenda çadrës. Kjo gjë i ka detyruar përmbaruesit të ndalojnë, por nuk dihet ende se si do të procedohet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.