Bota
Përplasjet për tarifat, Volvo: Po rrezikohen 4000 vende pune
“Nëse kemi pengesa tregtare dhe kufizime, ne nuk mund të krijojmë aq vende pune sa planifikojmë”, tha Samuelsson gjatë një ceremonie për inaugurimin e një ndërtese të re të Volvos.
Fabrika është shtesa e fundit në disa operacione prodhimi në shkallë të gjerë në Karolinën e Jugut, duke përfshirë edhe një plan të BMW që të mbështetet shumë në shitjet e eksportit për të mbështetur vendet e punës.
“Ne duam të eksportojmë e nëse BE-ja dhe Kina vendosin barriera të larta, kjo do të ishte e pamundur”, tha Samuelsson, duke shtuar se të gjitha makinat do kushtojnë më shtrenjtë dhe kjo është kundër çdo logjike të ekonomisë moderne.