Te ndryshme

Përse fotografia e vajzës siriane që dorëzohet shkriu zemrat e njerëzve?

Lufta

Një vogëlushe 4-vjeçare ka lindur dhe po jeton në atë që cilësohet si kriza humanitare më e keqe e kohës. Miliona refugjatë sirianë vuajnë zhvendosjen dhe terrorin e luftës, fakt që kjo vajzë me duart lart përpara një fotografi, ia mësoi botës me lot

vajzImazhi i një vajze siriane me duart mbi kokë pushtoi internetin së fundmi dhe ringjalli shqetësimet mbi gjendjen e vështirë të burrave, grave dhe fëmijëve në rajonin e shkatërruar prej luftës. Çfarë i jep një fotoje një fuqi të tillë?

Ajo mendoi se ishte një armë, ndaj ngriti krahët e saj të vegjël për t’u dorëzuar. Por burri që e ‘qëlloi’ 4-vjeçare Hudean mbante një kamera, jo një armë.

Ai çast ngatërrimi fëmijëror, të cilin fotografi turk Osman Sagili qe në gjendje ta kapte, në më shumë mënyra sesa një e vetme, është pasoja më e madhe e luftës së Sirisë: humbja e pafajësisë. Dhe ndoshta për shkak të mungesës së dhunës të shprehur në imazh, fotografia e kësaj vajze mori vëmendjen e së gjithë botës.

“Po përdorja lente të gjata dhe ajo mendoi se ishte një armë”,- shpjegoi për BBC fotografi Sagirli, që bëri foton në kampin Atmeh të refugjatëve në Siri në dhjetor. “E kuptova se ajo ishte tmerruar pasi bëra foton dhe e pashë, sepse ajo kafshoi buzët dhe ngriti duart”.

vajza1Fotografia ka luajtur prej kohësh një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e luftës. Disa nga fotot më ikonë të luftës, si fotoja e Eddie Adams e një shefi policie në Vietnamin e Jugut që qëlloi blof një person tjetër apo fotoja e Huyng Cong Nick Ut ku pasqyrohet një vajzë vietnameze 9-vjeçare që ia mbath e zhveshur nga një bombardim i ftojnë shikuesit të shohin, edhe pse nga brenda duan t’i heqin sytë. Për disa foto të tilla provokojnë zemërim ose horror.

Shumë fotografë, përfshirë fotografin britanik fitues të disa çmimeve, Don McCullin, thotë se fotot e luftës kanë si qëllim t’i bëjnë njerëzit të mos ndihen mirë kur i shohin.

“Është puna e fotografit të tregojë pak nga ai tmerr për të thënë ‘kjo është luftë e vërtetë, kjo është pamja në terren, kjo është ajo që bën lufta”,- shkroi McCullin për ‘The Guardian’.

Por jo çdo foto lufte që frymëzon ndryshim apo nxit keqardhje është domosdoshmërisht e portretizuar nga gjaku. Portreti i famshëm i betejës Iwo Jima nga fotografi Joe Rosenthal tregon vetëm dhunën që kishte ndodhur, teksa provohet prej copëzave që rrethojnë gjashtë burrat që ngrenë flamurin.

Çfarë e bëri këtë imazh të famshëm, megjithatë, ishte mesazhi që përcillte: ‘nxiste një valë shprese kombëtare se forcat japoneze do të mundeshin së shpejti dhe se paqja ishte afër’, sipas CNN.

Foto e Sagirlit me vajzën siriane tregon gjithashtu një histori prekëse: kjo është ajo çka mund t’i bëjë një fëmije përjetimi ditë pas dite i luftës. Sagirli theksoi se përgjigjja automatike e Hudeas ishte krejt e ndryshme nga mënyra sesi një fëmijë do të reagonte në kohë paqeje.

“Normalisht fëmijët largohen, fshehin fytyrat ose buzëqeshin kur shohin një kamera”, – tha ai për BBC.

vietnam-war-01E vendosur në kontekst, përgjigjja e Hudeas bëhet disi e kuptueshme. Më shumë se 10,000 fëmijë kanë vdekur si rezultat i luftës siriane që kur filloi në 2011, sipas Observatorit të të Drejtave të Njeriut në Britani.

Nga ata që kanë mbijetuar, rreth 5.6 milionë po jetojnë në varfëri dhe shëndet të dobët, të dëbuar ose të zënë në frontin e luftës, me rreth 2 milionë prej tyre që janë detyruar të jetojnë si refugjatë në vendet fqinje, sipas UNICEF.

Arsimimi ka shkuar drejt fundit: më shumë se 4200 shkolla janë shkatërruar ose janë dëmtuar, dhe përdoren si kampe për të zhvendosurit.

Drejtori i përgjithshëm i UNICEF, Anthony Lake, në një blog për uebsajtin e organizatës, e quajti Sirinë, krizën më të keqe humanitare në kujtimin e fundit.

“Çfarë zgjedhjesh do të bëjnë këta fëmijë?, – shkroi ai. Çfarë zgjedhjesh kanë përpara?”

Në një kohë kur prerja e kokës së një pengu perëndimor nga ana e IS tërheq më shumë vëmendje se vuajtja e miliona refugjatëve të luftës, foto e një vajze siriane që i dorëzohet fotografit ka shkrirë zemrat e njerëzve që e përdorin internetin në çdo formë.

Njerëzit shkruajnë përditë për të gjetur një mënyrë për të ndihmuar vajzën. Foto e Hudeas është shpërndarë më shumë se 20,000 herë në Twitter që kur fotoreporterja me bazë në Gaza, Nadia Abu Shaban, e postoi javën e shkuar.

Ndoshta sekreti është në sytë e Hudeas apo dijenia se konflikti në Siri po vazhdon prej vitesh, duke krijuar mijëra fëmijë të pastrehë si puna e saj. Sidoqoftë, imazhi flet me zë të lartë.

Disa nga organizatat që po punojnë me fëmijët refugjatë të luftës nga Siria janë UNICEF, Save the Children, CARE dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

*Burimi: Yahoo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button