Keshilla

Përse nuk duhet të bëjmë kurrë plane për të ardhmen…

Nisja e një viti të ri është shpesh periudha ideale për të ndryshuar faqe në jetën tuaj dhe kjo është arsyeja, pse shumë njerëz hartojnë lista të gjata rezolutash. Por, pse pjesa më e madhe e tyre dështojnë?

Studiuesit janë marrë gjatë me nivelin e suksesit të rezolutave: dy javët e para zakonisht ecin shumë mirë, por nga muaji shkurt njerëzit bëjnë hapa pas dhe e gjejnë veten aty ku e nisën. Kjo vjen si pasojë e përtacisë, apo të një vullneti të dobët?

Thuajse 50 për qind e njerëzve në Amerikë dhe Europë bëjnë rezolutat e çdo viti. Më të preferuarat renditen: humbja e peshës, lënia e duhanit, si dhe menaxhimi më i mirë i parave.

Por, edhe pse rezoluta në vetvete është krijuar si motivim për t’u përmirësuar, një përqindje e lartë dështon në finalizimin e saj. Sipas studiuesve, njerëzit kërkojnë pritshmëri të pamundura në listën e tyre.

Sipas psikologëve, rezoluta është “sindroma false e shpresës”, që do të thotë se ajo është jorealiste dhe në mospërputhje të plotë me brendinë e gjithësecilit. Hartimi i rezolutës shfaq problemet që kemi me veten dhe, kur këto probleme dalin në sipërfaqë, atëherë rezoluta jo vetëm që nuk ndihmon, por të dëmton vetëvlerësimin.

Prandaj, nëse doni të bëni rezoluta të shëndetshme, kini parasysh këto këshilla të profesionistëve:

1. Fokusohuni në një rezolutë dhe jo në shumë të tilla
2. Kërkoni gjëra reale dhe të arritshme
3. Mos prisni deri në vitin e ri për të bërë rezoluta. Kthejeni atë në një proces të gjatë, çdo ditë të vitit.
4. Ndërmerrni hapa të vegjël. Shumë njerëz dështojnë, sepse hapat e tyre janë gjigantë, krahasuar me mundësitë që kanë.
5. Mbani afër një mik tek i cili besoni, në mënyrë që t’i raportoni në përditshmëri
6. Festoni çdo copëz të vogël suksesi. Mos prisni përfundimin e të gjithë procesit
7. Krijoni mënyra të reja të menduari. Gjeni shtigje të reja mendore, që ju ndihmojnë të hiqni veset
8. Fokusohuni tek e tashmja dhe mendoni: çfarë mund të ndryshoj unë në këtë moment, pikërisht tani?
9. Bëhuni i arsyeshëm fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Mos jetoni të shkuarën apo të ardhmen.

Dhe së fundmi, mos e merrni shumë seriozisht veten. Shijoni edhe momentet kur keni dështime të vogla, por mos lejoni që këto dështime t’iu mbajnë larg qëllimeve!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button