Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,737 ▲ +1.03% ETH $2,011 ▲ +1.25% XRP $1.3409 ▲ +1.17% SOL $82.7500 ▼ -0.05%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përshpejtohet rimëkëmbja ekonomike në Eurozonë

Gjendja euforike ka përfshirë biznesin gjerman, ndërsa indeksi i veprimtarisë në Francë po arrin në nivele të larta.

Besimi i biznesit është rritur në nivele shumë të larta si në Francë, ashtu edhe në Gjermani, gjë që ka ndikuar në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike të Eurozonës.

Kalimi i Francës nga një vend me rritje të ulët ekonomike dhe me nivel të lartë të papunësisë është një falënderim ndaj Presidentit Emmanuel Macron, i cili u zotua gjatë fushatës së tij elektorale se do të bëjë të pamundurën për të përmirësuar ekonominë e vendit, ndërsa kancelarja gjermane po e ndërmerr këtë nismë, duke synuar fitoren e një mandati të katërt në zgjedhjet e këtij shtatori.

Clemens Fuest, presidenti i institutit Ifo të Mynihut, tha se gjendja euforike ka mbuluar të gjithë Gjermaninë, pasi indeksi i Ifo-s shënoi nivelin e tij më të lartë që prej vitit 1990. “Ajo për të cilën ne jemi të gjithë dëshmitarë është një ripërtëritje e fortë në Eurozonë dhe sidomos në bërthamën e saj dhe mendoj se kjo situatë do të vazhdojë gjatë”, u shpreh më tej z. Fuest.

Besimi në ekonomi e rrit probabilitetin që Banka Qendrore Europiane të ndryshojë pikëpamjen e saj mbi perspektivën e rajonit dhe të shqyrtojë mënyrën se si do të frenojë masat agresive të stimulimit ekonomik në takimin e ardhshëm të politikës monetare më 8 qershor. Ndërkohë monedha euro arriti nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit.

Ekonomisti i ING-DiBa, Carsten Brzeski, u shpreh: “E gjithë ekonomia e Eurozonës mund të shndërrohet në një surprizë pozitive të rritjes së vitit 2017. Së bashku me rreziqet politike që tani po zhduken, ekonomia po e rimerr shpejt veten”.

Sipas indeksit të menaxherëve blerës, të publikuar gjatë ditës së djeshme, u vu re se aktiviteti ekonomik po zgjerohet me ritme të shpejta. Indeksi, i përpiluar nga firma e të dhënave IHS Markit, është në 56.8, shumë më e lartë se vlera 50, e cila shënoi rritjen e aktivitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.