Maqedonia

Personat e verbër në Tetovë nën ‘mëshirën’ e institucioneve!

Personat me shikim të dëmtuar janë kategoria sociale më sublime që karakterizohen në shoqëri. Të njëjtit në Tetovë hasen në probleme të ndryshme. Ata nuk mund të ecin dhe lëvizin kudo, jo se sëmundja ua vështirëson aktivitetet por edhe kushtet nuk u japin hapësirë për të lëvizur lirshëm. Duke marrë parasysh kushtet për personat me shikim të dëmtuar dhe se askush nuk e mbron këtë kategori sociale, në fundvitin e 2016 u hap edhe Qendra e parë për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar në Maqedoni, e cila përmes punëtorive për mbrojtje shëndetësore, arsim dhe edukim psiko-social do t’i mbështes personat e verbër, por një gjë e tillë nuk është hapur edhe në Tetovë.

Meqenëse numri i personave të verbër, fatmirësisht nuk është edhe aq i madh në Tetovë, por personi i verbër i cili kërkoi të mbetet anonim për Telegrafin, thekson se nuk ka kushte dhe se çdo ditë përballen me vështirësi në rrugë.

‘Në Berlin kam qenë dhe prej atje kam vërejtur se nuk ka asgjë këtu tek ne. Askush nuk njofton se ku të ecim, askund nëpër institucione nuk ka shkallë të rrafshëta dhe as njoftime me zë. Semaforët nëpër Tetovë nuk janë me zë që të kalojmë rrugën të sigurtë. Pak trotuare kanë vende të rrafshëta ku të kalojmë’, shprehet personi i verbër për Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse disa herë nga Lidija Andonovska e Shoqatës së të Verbërve të Tetovës ka pasur reagime se në qytetin e Tetovës, personat me shikim të dëmtuar dhe të verbër kanë vështirësi të madhe për të ecur dhe lëvizur në qytet dhe se asnjë përkrahje nga ana e komunës së Tetovës nuk është bërë sa i përket lëvizjes së këtyre personave.

Në lidhje me ndarjen e buxhetit nga ana e Komunës së Tetovës, Telegrafi e kontaktoi Shoqatën e të verbërve në Tetovë për t’i pyetur se a ka investuar Komuna tashmë dhe sa janë të kënaqur me mjetet që u ndahen, një përgjigje e tillë nuk u arrit edhe pse disa herë u kontaktuan nga Telegrafi.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Komunën e Tetovës, gjegjësisht Armend Fazliun, shefin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun. Edhe pse ka ankesa nga ana e personave me shikim të dëmtuar, Fazliu shprehet se Komuna e Tetovës ka investuar në këtë drejtim dhe se në të ardhmen pritet të realizohen edhe projekte tjera veçmas për këta persona.

‘Në Komunën e Tetovës numri e personave të verbër është 20 kurse atyre me shiqim të dëmtuar është 174. Komuna e Tetoves i përkrah të gjitha aktivitetet e Shoqatës së të verbërve. Nën patronazhin e Kryetares së Komunës realizohet Dita e shkopit të bardhë-15 tetori. Në buxhetin për mbrojtje sociale janë ndarë 60 mijë denarë, kurse në vitin e kaluar u ndanë plus mjete shtesë për shoqatën e të verbërve. Të gjithë anëtarët e kësaj shoqate që kanë vetura në pronësi, janë të liruar nga pagesa e parkingut zonal. Këtë vit bashkë me shoqatën punojmë në dy projekte kapitale. Ndërtimim e shtegut për të verbërit në pjesën qendrore të qytetit si dhe vendosja e alfabetit “BRAJ” në institucionet komunale me qëllim të komunikimit më të lehtë të personave të verbër’, thotë Fazliu nga Komuna e Tetovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button