🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,358 ▲ +0.47% ETH $1,649 ▲ +0.11% XRP $0.9407 ▲ +0.33% SOL $70.6000 ▼ -0.09%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Kosova

Përurimi i shtatores në Prizren, Totaj e Gjergji vlerësojnë figurën e Nënë Terezës

Në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, është përuruar shtatorja dhe sheshi që merr emrin e Shën Nënë Terezës.

Ceremonia e përurimit u zhvillua pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në nderim të figurës së humanistes shqiptare me famë botërore.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se shtatorja është më shumë se një monument artistik, duke e cilësuar atë si kujtesë të vlerave njerëzore dhe humanitare që përfaqëson Nënë Tereza.

“Kjo shtator që po zbulojmë sot është shumë më tepër se një monument artistik. Ajo është një ftesë e përhershme për reflektim dhe një kujtesë e gjallë e vlerave që e bëjnë një shoqëri të vërtetë të qytetëruar. Puna humanitare e anijes Gonxho Bojaxhiut nuk ishte thjesht një akt bamirësie, por një revolucion i heshtur i dashurisë. Në rrugët e Kallkutës, dhe në çdo cep të botës ku mbërriti misioni i saj, ajo nuk pa vetëm njerëz me nevojë, por pa dinjitetin e shenjtë të çdo qenie njerëzore. Për Nënën Terezë, varfëria më e madhe nuk ishte vetëm mungesa e bukës, por ndjenja e të qenit i padashur, i braktisur dhe i harruar. Duke u përkulur me përulësi përpara më të pambrojturve, ajo e ngriti njerëzimin në lartësitë e tij më fisnike”, tha Totaj.

Ndërkaq, ipeshkvi katolik i Kosovës dhe ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, ka bërë thirrje që Nënë Tereza të shërbejë si shembull për të gjithë, duke folur edhe për rëndësinë e sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

“Le të shohim Nënë Terezën dhe zbulojmë se sa e bardhë, sa e mirë, sa e mëshirshme është shpirti shqiptar. E le të mundohemi t’i përngjajmë asaj. Edhe sigurisht që sakrifica e Jasharëve për liri që sot pagëzojnë është dhuratë e madhe që e kemi dhe ajo sakrificë duhet të respektohet nga të gjithë. Ai i takon Kosovës. Dhe në emër të sakrificës së tij dhe mbi sakrificën e gjakun e derdhur të asaj familje qëndrojnë liria jonë”, ka thënë Dodë Gjergji.

Në ceremoninë e përurimit ka folur edhe Don Shan Zefi, vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili ka vlerësuar figurën e Nënë Terezës si një ndër personalitetet më të shquara shqiptare dhe botërore.

“Nëna Tereza është një ndër figurat më të shquara të historisë shqiptare dhe të njerëzimit. Ajo lindi shqiptare. U bë qytetare e botës dhe jetën ia kushtoi Zotit dhe njeriut. Në këtë rrugëtim qëndron njëra ndër veçoritë themelore të personalitetit të saj: rrënjët e forta të përkatësisë dhe të universalitetit të misionit”, përfundoi Shan Zefi.

Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.

Përurimi i shtatores dhe sheshit në Prizren u bë në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, duke nderuar figurën dhe trashëgiminë humanitare të saj. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.