Ekonomia

Përzgjidhet studio ligjore ndërkombëtare që do të përfaqësojë Albpetrol sh.a në arbitrazhin me Bankers Petroleum

Shoqëria Albpetrol sh.a ka përzgjedhur studion ligjore amerikane Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP për ta përfaqësuar në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të nisur nga kompania Bankers Petroleum Albania Ltd.

Konflikti mes kompanive lindi pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime. Në bazë të raportit të Albpetrol, Bankers i detyrohej administrates tatimore një pagesë prej 57 milionë dollarësh. Pasi tatimet bllokuan llogaritë e Bankers Petroleum, kjo e fundit e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Bankers Petroleum shfrytëzon me koncesion zonat naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani operon në vendin tone që nga viti 2014.

Rreth studios ligjore amerikane Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP

E themeluar në vitin 1830, në New York, Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP, është një nga studiot ligjore ndërkombëtare më të vjetra në SHBA. Me 17 zyra në katër kontinente, Courtis është veçanërisht e specializuar në përfaqësimin e shteteve dhe shoqërive me kapital shtetëror si dhe është një nga studiot ligjore më të njohura në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button