Pesë skenarët se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 7 qershorit?
Zgjedhjet përfunduan, por çështja kryesore mbetet, si do të formohen institucionet e reja?
Janë pesë skenarë që mund të ndodhin pas certifikimit final të rezultateve.
Skenari i parë: Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me partnerët GUXO dhe Alternativa, komunitetet me të cilat ka qeverisur deri më tani, si dhe Nenad Rashiqin nga komuniteti serb, formojnë qeverinë me një shumicë të brishtë, ndërsa presidenti propozohet nga opozita.
Skenari i dytë: Arrihet një marrëveshje mes LVV-së dhe AAK-së për bashkëqeverisje, ndërsa presidenti propozohet nga PDK-ja ose nga blloku opozitar në bashkëpunim me LDK-në.
Skenari i tretë: LVV-ja e Albin Kurtit arrin koalicion me PDK-në për një qeveri të përbashkët, me një marrëveshje politike edhe për çështjen e presidentit. Në këtë rast, LVV-ja dhe PDK-ja do të ndanin postet kryesore shtetërore.
Skenari i katërt: LVV-ja arrin marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në dhe palët dakordohen edhe për zgjedhjen e presidentit, duke ndarë gjithashtu pozitat kryesore institucionale.
Skenari i pestë dhe i fundit: LVV-ja nuk arrin ta formojë qeverinë. Opozita arrin të krijojë qeverinë, por nuk ka numrat e nevojshëm dhe as një marrëveshje politike me LVV-në për zgjedhjen e presidentit. Kjo situatë do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të reja.
Për këta skenarë kanë filluar të japin vlerësime edhe analistët politikë në Kosovë. Megjithatë, elementi kryesor për të cilin partitë politike nuk pritet të flasin shumë deri në përfundimin e numërimit është rezultati i votave të diasporës dhe i votave me kusht.
Vetëm pasi të numërohen të gjitha votat dhe të dihet numri përfundimtar i ulëseve në Kuvendin e Kosovës, do të bëhet më e qartë se cili prej këtyre skenarëve ka më shumë gjasa të realizohet.
Për ketë edhe Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, partitë politike duhet të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.
Cili prej këtyre skenarëve mendoni se ka më shumë gjasa të ndodhë? Na shkruani komentet e juaja. /Telegrafi/.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.