Peshëngritësja Romela Begaj shpallet kampione bote në shkëputje
Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj ka triumfuar në garën e shkeputjes, duke u shpallur kampione bote në kampionatin botëror që po zhvillohet në Kazakistan. Ajo ka mundur të ngrejë 113 kilogramë, duke lënë pas garuesit e tjerë.
Tani Begaj është duke bërë provat për stilin e shtytjes, dygarësh. Në provën e parë tentoi të ngrinte 107 kg, por dështoi. Në provën e dyte 127 kg ia doli me sukses pëshengritësja kuqezi.
Rama: Kampione bote për të gjitha vajzat shqiptare
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në rrjetin social Facebook Rama shkruan se Romela është kampione për të gjitha vajzat shqiptare.
“Urime urime urime Romela Begës për medaljen e artë! Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore në medaljet e arit”, shkruan Rama në Facebook.
Peshëngritësi Daniel Godelli, kampion bote në dygarësh
Dje, Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka fituar medalje ari në Kampionatin Botëror në Almati të Kazakistanit.
Godelli është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes dhe më pas doli i dyti stilin e shtytjes.
Godelli ngriti 171 kg ne stilin e shkeputjes, ndërsa në atë të shtytjes ngriti 198 kg.
Pas këtyre rezultateve Godelli është shpallur kampion bote ne dygarësh, duke ngritur në total 369 kg.