Kronika

Peshëngritja sërish para ‘furtunës’, kampionia Romela Begaj pozitive për doping

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut.

E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping.

Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button