Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.37 ▲0.51%
ARI 4,783 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,254 ▲ +1.83% ETH $2,203 ▲ +1.03% XRP $1.3482 ▲ +1.25% SOL $83.5100 ▲ +1.83%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.37 ▲0.51 % ARI 4,783 ▼0.73 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.37 ▲0.51 % ARI 4,783 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pezullohet “Eurocopteri” i dytë, ndalohet fluturimi i tij

Gati një javë pas aksidentit ajror në të cilin dy pilotë ushtarakë humbën jetën, kompania franceze Eurocopter u kërkon autoriteteve shqiptare ta mbajnë të bllokuar dhe të mos e përdorin helikopterin tjetër derisa të zbardhen shkaqet e tragjedisë në Shkodër.

Burime të Top Channel pohuan se për këtë kërkesë janë vënë në dijeni Ministria e Mbrojtjes dhe Prokuroria, e cila po zhvillon hetime sipas nenin 83 dhe 46 të Kodit Ushtarak, për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizje pa të drejtë e trupave ushtarake.

Helikopteri EC 145, i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës së bashku me një tjetër të njëjtë të sjellë në Shqipëri në tetor 2015, duhet të përdoreshin nga forcat ushtarake ajrore për situatat emergjente, ndërkohë që sipas dokumentacionit të sekuestruar në komandën ajrore të Farkës, rezulton se helikopteri i rrëzuar  përdorej prej 6 muajsh.

Ndërkohë, oficerët e policisë gjyqësore ushtarake i kanë përcjellë gjatë ditës Prokurorisë së Shkodrës të gjithë dokumentacionin e sekuestruar në Farkë dhe në qëndren e kontrollit. Prokuroria thotë se vetëm pasi të verifikohet itinerari i raportuar në dokumenta do të vendoset se kush do të jenë ushtarakët që do të thirren për t’u pyetur.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes deklaroi përmes shefit të Shtabit se helikopteri me tre persona ekuipazh, ndodhej në fluturim për shkaqe stërvitore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.