Kronika

Pezullohet shefi i Komisariatit nr.4

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.4 në Tiranë, Fatmir Lleshi. Ngjarja u shënua pas një incidenti me një prej operatorëve të televizionin “ABC News”.

Policia shoqëroi kameramanin pas debatit me oficerët e policisë, i cili u la i lirë pas deklarimit.

Sipas raportimeve të televizionit, Lleshi kërcënoi dhe ofendoi operatorin pas një debati.

Me pezullimin nga detyra, oficerët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme kanë nisur hetimet për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrate” në ushtrimin e detyrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button