🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,419 ▲ +0.2% ETH $2,312 ▲ +0.35% XRP $1.3881 ▲ +0.03% SOL $83.8500 ▼ -0.14%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Politika

Pezullohet votimi në degën e PD në Korçë, debate për listat e anëtarësisë

Procesi i votimit në degën e Partisë Demokratike në Korçë është pezulluar vetëm 40 minuta pas nisjes, pasi anëtarët e komisionit kanë ndërprerë procedurën, kanë marrë kutitë e votimit dhe janë larguar nga qendra ku po zhvillohej procesi.

Shkak për ndërprerjen është bërë një përplasje lidhur me listat e votuesve, ndërsa aktualisht në selinë e PD po zhvillohen diskutime për mënyrën se si do të procedohet më tej. Procesi është ndalur plotësisht deri në një vendimmarrje të dytë.

Përfaqësuesi i strukturave, Harito Zoto, deklaroi se problemi lidhet me përjashtimin e disa anëtarëve nga lista e votimit, përfshirë drejtues lokalë që, sipas tij, nuk figuronin në listë. Ai theksoi se nuk mund të pranohet që anëtarë të PD të mbeten pa votuar për shkak të pasaktësive në lista.

“roblemi qëndron që ne nuk mund të përjashtojmë asnjë demokrat që të votojë, nuk e kishin emrin në listë dhe ne nuk mund të pranojmë që ata që janë kryetarë dhe janë pjesë e PD të rinë pa votuar. Ishin drejtues strukture dhe nuk e kishin emrin në listë. Unë fola edhe me kandidatin tjetër dhe mora dakordësinë e tij që ishte ky problem për emra tç cilët mungonin në listë. Pa pasur një listë të saktë, pa pasur gjithë demokratët të gjithë ata që duhet të jenë të përfshirë nuk e ka snjë të drejtpn të përjashtojë asnjë. Unë mendoj që në një moment tjetër mbase listat të jenë më të sakta, të punojmë për ato lista, tp jemi të gjithë të përfshirë, të mos largohet asnjeri. Ne këto zgkedhje pse i bëmë? Ne këtë zgkedhje i bëmë për të përfshirë të gjithë demokratët. Nuk e ka asnjë të drejtën për të hequr asnjë nga lista”, u shpreh Zoto, duke shtuar se procesi duhet të rishikohet dhe listat të saktësohen përpara se të rifillojë votimi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, mohoi të ketë pasur përplasje, duke e cilësuar situatën si një bllokim të përkohshëm për shkak të tentativave për të votuar nga persona që nuk figuronin në listat zyrtare.

Sipas tij, rregullat janë të qarta: votimi lejohet vetëm për ata që janë në listën e anëtarësisë ose që paraqesin dokument që provon anëtarësimin në parti. Në mungesë të këtyre kushteve, nuk mund të jepet miratimi i komisionit.

Kaso theksoi se procesi deri në momentin e pezullimit ka qenë i rregullt dhe i paprekur, ndërsa shtoi se rifillimi i votimit do të bëhet vetëm pasi të qartësohet situata dhe të gjitha palët të bien dakord mbi rregullat, me qëllim garantimin e një procesi të besueshëm dhe me integritet.

“Të jeni të sigurt që procesi kur të fillojë, do të fillojë i pacënuar, qoftë nga aspekti i integritetit të votës, qoftë nga aspekti i procesit. Qëllimi jonë është që të jenë të sqaruar të gjitha palët, të jenë të qartë kandidatët dhe anëtarët e komisionit, në mënyrë që procesi të jetë i pacënueshëm dhe i besueshëm. Që të fillojë procesi duhet që të gjithë pjesëtarët në garë, dy kandidatët, anëtarët e komisionit, ti japin besim procesit, të jenë të qartë për rregullat e lojës. Nuk ka asnjë proces zgjedhor të shkëlqyer, e rëndësishme është që procesit të mos i mungojë besimi dhe integriteti i një procesi të drejtë. Ne jemi këtu për të qetësuar palët e të japim garancinë e procesit të pacenuar”, tha ai.

Nuk dihet ende se kur do të rinisë procesi i votimit në degën e PD në Korçë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.