☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,392 ▲0.37%
DOW 45,520 ▲0.78%
NASDAQ 20,975 ▲0.13%
NAFTA 102.53 ▲2.9%
ARI 4,557 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,523 ▲ +1.66% ETH $2,068 ▲ +3.93% XRP $1.3422 ▲ +1.48% SOL $84.1100 ▲ +3.1%
S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 % S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Piloti në Spanjë, Policia Ushtarake ndalon një major dhe një kapiten, dyshohen për lidhje me majorin Feka

Një major dhe një kapiten janë ndaluar sot nga Policia Ushtarake si të dyshuar për lidhjet e tyre me majorin Sokol Feka, që vdiq në Spanjë dhe për thyerje të rëndë të disiplinës.

majoriLajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila njoftoi se “për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.”

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRISË SË MBROJTJES

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre. Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi.

Në këtë kuadër, për thyerje të rëndë të disiplinës, Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur. Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Për sa më sipër, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA qëndrojnë të vendosur për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.