☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.54 ▼0.81%
ARI 4,835 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,865 ▼ -0.92% ETH $2,320 ▼ -2.47% XRP $1.3544 ▼ -1% SOL $82.9300 ▼ -3.38%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.54 ▼0.81 % ARI 4,835 ▼0.32 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.54 ▼0.81 % ARI 4,835 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pirateria televizive, bllokohet kompania që vidhte edhe DigitAlb, platforma shqiptare në investigim

Një kompani me bazë në Malmo të Suedisë dyshohet për shpërndarje dhe shitje ilegale në shkallë të gjerë të kanaleve të huaja televizive në Suedi.
Për këtë arsye të martën në mëngjes, policia kontrolloi kompaninë e dyshuar në qytetin suedez të Malmo. Tre persona u arrestuan si të dyshuar për shpërndarje ilegale të kanaleve televizive.
Gjatë kontrollit të policisë u gjetën kompjutera, servera, telefona celularë dhe një numër i madh dokumentash. Polcia dhe prokuroria po hetojnë aktivitetin e tyre duke u mbështetur në materialet e gjetura.
“Në mënyrë që operohet në këtë biznes pa patur probleme duhet të kesh leje transmetimi nga secili kanal. Ky është ligji dhe asgjë nuk mund ta anashkalojë. Mbi 2000 kanale televizive, përfshirë dhe ato të DigitAlb janë piratuar”, deklaroi prokurori Henrik Rasmusson.
Janë 3 kompani televizive që kanë raportuar në polici kompaninë pirate me bazë në Malmo, DIVA Medya Hizmetleri Limited, kanal televiziv turk; Bein Media Group LLC; dhe ART.
Këto kompani kanë bërë kallëzim duke shprehur se kompania me bazë në Malmo nuk ka liçencë për të bërë rishpërndarjen e programeve të tyre; dy prej tyre, Diva dhe Bein Media Group kërkojnë dëmshpërblim prej 200 milionë.
Një menaxher i lartë në njërën prej kompanive e quan këtë një krim të organizuar të shtrirë në 7-8 shtete e jo vetëm në Suedi. Po kështu rezulton që në këtë skemë të jenë përfshirë dhe disa shqiptarë që kanë platforma të ngjashme në këto shtete, si ATN, Nimi TV, Top AL, Diaspora TV dhe Shqip TV, të cilët janë në investigim.
Një zëdhënës i Al Jazeera në Katar, duke folur per SVT Neës Skane shprehet se nuk ka asnjë kontratë me kompaninë që shet aparatet e transmetimit ATN dhe transmeton programet e Al Jazeera, dukshëm është diçka ilegale.
“Policia dhe prokuroria mund të parandalojne me disa mënyra këtë operim illegal. Gjatë bastisjes kemi konfiskuar shumë prona dhe marrë në ruajtje vendin sepse mendojmë që kjo kompani mund të rifillojë transmetimet përsëri”, shton më tej prokurori Rasmusson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.