Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses trajnimi i avancuar për Kërkim-Shpëtim në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH).
Maqedonci ka njoftuar se trajnimi ka zgjatur dy javë, gjatë të cilave pjesëtarët kanë zhvilluar aftësi të specializuara për operim në terrene të vështira.
Trajnimi është përmbyllur me një ushtrim 72-orësh në Rugovë, pas përfundimit të të cilit janë certifikuar 16 pjesëtarë.
“Zhvillimi i ushtrimeve të tilla është dëshmi e përkushtimit tonë për ndërtimin e një force profesionale, të përgatitur dhe të gatshme për t’iu përgjigjur situatave emergjente”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë investimet në trajnime të avancuara dhe në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Do të vazhdojmë të investojmë në njerëzit tanë, në trajnime të avancuara dhe në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së”, ka deklaruar Maqedonci.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.