roze

Plaçkitet shtëpia e Rita Orës

Tërë tabloidët britanikë njoftojnë se banesa e yllit të  muzikes britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora, është plaçkitur.

Për koincidencë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit. Para të thata dhe sende personale me një vlere prej disa mijëra stërlinash janë vjedhur nga shtëpia me gjashtë dhoma gjumi e këngëtares, e cila është në panelin e jurisë së talent-shout muzikor X-Factor UK.

Edhe banesa e Simon Covvell, pronarit të të drejtës televizve të këtij shou, një nga njerëzit më të fuqishëm në botën muzikës, është plaçkitur një javë pas plackitjes së shtëpisë së Rita Orës, në veriperëndim të Londrës, një banesë që ajo e ka blerë dhjetorin e kaluar për 1.3 milionë stërlina.

Rita Ora nuk ka qënë në shtëpinë e saj kur ka ndodhur plaçkitja, por familjarë të saj.  Rita banon sa në shtëpinë e re të blerë  me prindërit e saj Verën dhe Besnikun, aq edhe në një banesë me qira, 4 milionë stërlina, në perëndim të Londrës.

Scotland Yard, beson se plaçkitjet e të dy banesave, që ndodhen në të njëjtën zonë të kryeqytetit britanik, janë bërë nga hajdut profesionistë, edhe pse hetimet vazhdojnë dhe nuk janë bërë arrestime nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button