Plagosën me thikë dy persona pas një sherri, në pranga 3 të rinjtë në Sarandë
Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Sarandë lidhur me plagosjen e dy vëllezërve të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën me dije se dy nga të arrestuarit janë të moshës 19 vjeç dhe një 22-vjeçar.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në lagjen nr. 1 ku ata janë konfliktuar për motive të dobëta me dy të plagosurit. Gjatë konfliktit ata kanë goditur me thikë dy të rinjtë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Sarandë/Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër).
Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.