Plagosje me armë në banesën e kryeinspektorit të INUV
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Priskës. Dyshohet se në konflikt është përfshirë Florenc Hoxha, kryeinspektori i INUV në Tiranë dhe badigardi i tij.
I plagosur ka mbetur shtetasi Ibrahim Isufi. Por Hoxha në një deklaratë për shtypin ka mohuar se ka pasur të shtëna drejt banesës së tij.
Sipas Hoxhës gjithçka është një inskenim dhe nuk është qëlluar me armë nga banesa e tij. Ai ka shtuar se ka qenë i plagosuri që është konfliktuar me badigardin e tij pas një ofendimi që Isufi ka bërë në drejtim të familjes së Hoxhës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.