Plagosje me armë zjarri në Lezhë, i riu transportohet drejt Traumës në Tiranë
Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës. Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërsa pritet informacioni zyrtar i Policisë për të zbardhur ngjarjen dhe mënyrën se si është dëmtuar personi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.