☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 86.99 ▼2.73%
ARI 4,199 ▲1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,212 ▲ +0.36% ETH $2,714 ▲ +0.1% XRP $1.5094 ▲ +0.1% SOL $120.3000 ▼ -0.16%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 86.99 ▼2.73 % ARI 4,199 ▲1.02 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 86.99 ▼2.73 % ARI 4,199 ▲1.02 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

GJENEVË – OKB: Mbi 184 mijë të zhvendosur nga konflikti në Jemen që nga gushti

GJENEVË, 6 tetor /ATSH-DPA/- Luftimet mes rebelëve Houthi dhe forcave ushtarake që mbështesin qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, kanë shkaktuar një rritje të numrit të njerëzve që po largohen nga shtëpitë e tyre.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha sot se më shumë se 184 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i gushtit.

Agjencia e lidhur me OKB-në paralajmëroi se numri i personave të zhvendosur mund të rritet edhe më tej në ditët e ardhshme, për shkak të situatës së paqëndrueshme dhe luftimeve.

“Ndërsa konflikti përshkallëzohet, gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me një cikël të tmerrshëm zhvendosjeje, duke jetuar me frikën për jetën e tyre dhe pa e ditur se çfarë do të sjellë e ardhmja”, tha drejtorja e përgjithshme e IOM-it, Amy Pope.

Luftimet janë përqendruar kryesisht rreth qyteteve portuale, Dhubab dhe Mocha, si dhe rreth Taizit, kryeqytetit të provincës me të njëjtin emër, në jugperëndim të Jemenit.

Qeveria jemenase mbështetet ushtarakisht nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Nga ana tjetër, rebelët Houthi janë aleatë të Iranit. Sipas vëzhguesve ushtarakë, rebelët Houthi vazhdojnë të kontrollojnë qytetin port strategjik të Mocha-s.

Mocha ndodhet pranë Ngushticës të Bab al-Mandabit. Kjo është një ngushticë detare shumë e rëndësishme, vetëm 27 kilometra e gjerë, përmes së cilës kalon një pjesë e rëndësishme e transportit detar mes Evropës dhe Azisë.

Nëpër këtë zonë kalojnë gjithashtu nafta dhe gazi i lëngshëm nga vendet arabe të Gjirit.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, njoftoi se kishte shkatërruar një post komandimi nga ku lëshoheshin raketa balistike në kryeqytetin Sana.

Ai tha gjithashtu se kishte shkatërruar një objekt ku ruheshin raketa, i vendosur në një kompleks malor në provincën Sada, në veriperëndim të Jemenit.

Sipas koalicionit, në atë objekt ishin ruajtur 20 raketa balistike.

Operacioni ushtarak, i nisur të dielën nga forcat që mbështesin qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, ka si objektiv rimarrjen e plotë të të gjitha territoreve që aktualisht kontrollohen nga rebelët Houthi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.