Plani i Rritjes, Kos: Zgjerimi i BE-së është në lëvizje, Shqipëria po përparon ka përmbushur 80% të angazhimeve
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka bërë një bilanc të zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kos bëri të ditur se Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të parashikuara dhe pritet të përfitojë 185.6 milionë euro në kuadër të këstit të ardhshëm të financimit.
Sipas saj, Mali i Zi ka realizuar 94% të reformave dhe do të përfitojë 81 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur 56% të tyre, duke përfituar 70.9 milionë euro.
“Është gjë e mirë që ne të bëjmë një bilanc për zbatimin e këtij plani për Ballkanit Perëndimor, një rajon i cili është i rëndësishëm për BE i cili është në interesin tonë që ta integrojmë këtë rajon në BE. Ne bëmë një bilanc të zbatimit të planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ajo që shohim është që zgjerimi është në lëvizje por gjithashtu shohim që gjithashtu është në lëvizje është dhe Ballkani Perëndimor. Ajo që ne shohim është se ideja e një rajoni të përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit po zbehet në mënyrë të natyrshme dhe do të ndryshojë edh dinamikat në Ballkan . Mali i Zi do të përfundojë negociatat dhe shpresoj sivjet Shqipëria mund te arrij të njëjtën gjë vitin tjetër”, u shpreh Kos.
Komisionerja njoftoi gjithashtu se financimi për tri vendet që kanë shënuar më shumë rezultate do të rritet. Mali i Zi dhe Shqipëria do të përfitojnë 15% më shumë financim, ndërsa Maqedonia e Veriut 10% më shumë. Procedurat përkatëse pritet të nisin së shpejti.
Duke folur për procesin e integrimit europian, Marta Kos theksoi se zgjerimi është në lëvizje dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin me ritme të ndryshme drejt anëtarësimit në BE. Ajo u shpreh se Mali i Zi synon të përfundojë negociatat, ndërsa shpreson që Shqipëria të arrijë të njëjtin objektiv vitin e ardhshëm.
“KE po përfundon vlerësimin e vet, Mali i Zi ka zbatuar 94% të reformave dhe së shpejti do të përfitoj 81 milion euro në kuadër të këstit të ardhshëm të pagesave. Shqipëria ka zbatuar 805 të reformave dhe do të përfitoj 185.6 milion euro dhe Maqedonia e veriut ka zbatuar 56% dhe do të përfitoj 70.9 milion euro. Ne do rrisim financimet në kuadër të rritjes në këto 3 vende që kanë ofruar më shumë rezultate. Mali i Zi dhe Shqipëria do të përfarojnë 15% më shumë ndërsa Maqedonia e Veriut 10% më shumë dhe do të fillojmë procedurat së shpejti”, tha ajo.
Kos nënvizoi gjithashtu se financimi i ardhshëm i Bashkimit Europian për vendet kandidate do të lidhet drejtpërdrejt me rezultatet e arritura në zbatimin e reformave.
“Udhëheqësit europian po diskutojnë të ardhmen e buxhetit të BE dhe shuma e financimit që do të vihet në dispozicion të vendeve kanditate është pjesë e këtyre diskutimeve. Financimi i BE-së do të kufizohet nga rezultatet e reformave dhe kjo pasqyron një zhvillim më të gjerë në rajon”, theksoi Kos.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.