🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,424 ▼0.12%
DOW 49,998 ▼0.02%
NASDAQ 26,224 ▼0.18%
NAFTA 100.14 ▲1.91%
ARI 4,521 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,550 ▲ +0.29% ETH $2,137 ▲ +0.08% XRP $1.3706 ▼ -0.19% SOL $86.7400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,424 ▼0.12 % DOW 49,998 ▼0.02 % NASDAQ 26,224 ▼0.18 % NAFTA 100.14 ▲1.91 % ARI 4,521 ▼0.32 % S&P 500 7,424 ▼0.12 % DOW 49,998 ▼0.02 % NASDAQ 26,224 ▼0.18 % NAFTA 100.14 ▲1.91 % ARI 4,521 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Kosova

Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë mbi 250 milionë euro

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes. Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.

Derisa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pagesat nga kësti i tretë me radhë nga Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë pjesë të mëdha të mjeteve të dedikuara për të nga kjo paketë, si pasojë e mos përmbushjes së hapave të përcaktuar në afatet e caktuara kohore.

Komisioni Evropian konfirmoi gjatë ditës së djeshme se ka miratuar pagesat për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në shumë të përbashkët prej afër 160 milionë euro. Ndërkohë që kërkesa e Serbisë për pagesën e radhës është duke u shqyrtuar, Kosova nuk ka dorëzuar akoma kërkesën për pagesa nga kjo paketë.

Mjetet që tashmë i janë paguar Kosovës janë nga parafinancimi dhe për to ka mjaftuar ratifikimi i marrëveshjes për kredi dhe mjete mes BE-së dhe Kosovës. Bosnja e Hercegovina mbetet i vetmi vend i cili akoma nga Plani i Rritjes nuk ka marrë asnjë cent, sepse nuk i ka përmbushur kushtet. Shqipëria tashmë i ka marrë mbi 200 milionë euro pagesa nga ky plan.

Sipas raportimeve BE-së, Kosova rrezikon të humbë mbi 90 milionë euro nëse deri në fund të qershorit nuk raporton se i ka përmbushur hapat e caktuar.

Fjala është për kushtet që Kosova është dashur t’i ketë përmbushur në vitin e kaluar, por afati shtesë (grace period) skadon në fund të qershorit të këtij viti. Vetëm gjashtë muaj më vonë Kosovës do t’i skadojë një afat tjetër dhe mundësitë që Kosova të humbë pastaj edhe mbi 160 milionë euro janë të mëdha.

Kosova, nëse nuk do të përshpejtojë përmbushjen e kushteve, deri në fund të këtij viti do të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes.

Po t’i përmbushë kushtet deri në fund të qershorit, që duket shumë e vështirë, nëse jo e pamundur në rrethanat politike në Kosovë dhe procesin zgjedhor, atëherë afati për dorëzimin e kërkesës për pagesë është 15 korriku.

“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershori. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe përmbushjes së kushteve specifike dhe parakushteve të përgjithshme. Pas skadimit të afateve për 13 hapat në reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbë mjete nëse nuk bën progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Vlera e mjeteve për të cilat Kosova kushtet do të duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90,8 milionë euro. Sipas burimeve nga Komisioni Evropian, fundi i këtij viti është afati për 27 hapa të tjerë reformash për pagesat në vlerë prej afro 165,9 milionë eurosh. Pra, nëse nuk i përmbush kushtet e kërkuara deri në fund të vitit nga Plani i Rritjes, Kosova mund të humbë 256,7 milionë euro.

Humbja e një pjese të madhe të parave, nëse jo të gjitha, duket e pashmangshme, pasi për disa nga kushtet që kërkohen duhet përfshirje edhe e Parlamentit të Kosovës në vendimmarrje. Vështirë se Kosova mund ta konstituojë Kuvendin para fundit të qershorit për t’i përmbushur kushtet e kërkuara, kështu që ato mjete mund të konsiderohen që tash të humbura. Komisioni Evropian disa herë që nga fundi i vitit 2024 ka tërhequr vërejtjen se problemet e brendshme politike në vendet e rajonit mund të kenë pasoja edhe në përdorimin e mjeteve nga Plani i Rritjes.

Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve. Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.