Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.53 ▼3.63%
ARI 4,232 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,813 ▲ +1.13% ETH $1,675 ▲ +0.52% XRP $1.1419 ▲ +1.8% SOL $66.9700 ▲ +1.66%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.53 ▼3.63 % ARI 4,232 ▲2.88 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.53 ▼3.63 % ARI 4,232 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Plani i Rritjes së BE, Hoxha: Shqipëria e para në rajon për cilësinë e Agjendës së Reformave

Qeveria shqiptare e konsideron Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe Agjendën Kombëtare të Reformave si mundësi reale për modernizimin e shtetit dhe vendit dhe përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Kështu deklaroi nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një interpelance me fokus jetësimin e agjendës së reformave dhe përfitimet konkrete të Shqipërisë nga Plani i Rritjes.

Rezultatet e Shqipërisë në këtë drejtim, theksoi Hoxha, janë më të mirat në rajon dhe konkretisht, në vlerësimin e Komisionit Evropian, Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe koherencën e Agjendës Kombëtare të Reformave; përqindjen e hapave të realizuar; dhe nivelin e fondeve të disbursuara.

Sipas Ministrit, ky është një tregues i seriozitetit institucional por edhe i kapacitetit për të menaxhuar instrumente komplekse evropiane.

“Rezultatet e Shqipërisë janë më të mirat në rajon. Ky nuk është vlerësimi ynë, është vlerësim i Komisionit Evropian. Dhe këto janë më të mirat në tre aspekte: në cilësinë dhe koherencën e Agjendës Kombëtare të Reformave; përqindjen ose numrin e masave të realizuara deri tani; dhe nivelin e fondeve, shumën e disbursuar që kemi marrë në kuadër të paketës financiare. Ky është një tregues i seriozitetit institucional por edhe i kapacitetit që ka administrata publike shqiptare, institucionet shqiptare, për të menaxhuar instrumente komplekse evropiane.

Vetëm dy javë më parë, më 20 maj 2026, Komisioni Evropian vuri në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë. Kjo është kërkesa e tretë për pagesë dhe është pjesë e vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit.

Në total, deri më tani, Shqipëria ka realizuar 33 hapa, Mali i Zi 32, Maqedonia e Veriut 22. Pas këtij disbursimi të fundit që është bërë në maj, shuma totale e disbursuar në kuadër të këtij instrumenti, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Po flas për vendet që janë të përfshira me të njëjtën filozofi, me të njëjtën paketë”, deklaroi Hoxha.

Për Shqipërinë, paketa e përgjithshme financiare arrin në 922 milionë euro për periudhën 2024–2027.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.