☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.87 ▼0.65%
ARI 4,197 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,537 ▲ +1.89% ETH $2,482 ▲ +4.93% XRP $1.3474 ▲ +3% SOL $106.9800 ▲ +4.53%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.87 ▼0.65 % ARI 4,197 ▲0.65 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.87 ▼0.65 % ARI 4,197 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kërkon masa të reja për të frenuar deficitin tregtar me Kinën

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë kërkuar instrumente të reja për të trajtuar çekuilibrat tregtarë të bllokut, pasi deficiti tregtar është rritur në rreth 1 miliard euro në ditë.

Në një deklaratë të përbashkët të miratuar gjatë samitit në Bruksel, liderët e BE-së i kërkuan Komisionit Evropian të forcojë urgjentisht mekanizmat ekzistues me instrumente të reja për të përballuar më mirë këto çekuilibra.

Ata gjithashtu nxitën vazhdimin e dialogut me partnerët tregtarë, me synimin për të arritur rezultate konkrete.

Edhe pse deklarata nuk e përmend Kinën në mënyrë të drejtpërdrejtë, Pekini mbetet në qendër të shqetësimeve të BE-së për marrëdhëniet tregtare.

Deri më tani, Brukseli është mbështetur kryesisht te diplomacia dhe dialogu për të rivendosur ekuilibrin tregtar me Kinën, në vend që të përdorë tarifa doganore dhe kufizime të tjera.

Përpara samitit, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kërkuan së bashku dy masa të reja evropiane për të frenuar praktikat që, sipas tyre, shtrembërojnë konkurrencën dhe dobësojnë kompanitë evropiane, duke rritur njëkohësisht varësinë ekonomike të bllokut.

Masa e parë synon diversifikimin e furnizimit, në mënyrë që kompanitë evropiane të mos varen tepër nga furnizuesit e një vendi të vetëm. Masa e dytë parashikon krijimin e një procedure të përshpejtuar që do të mundësonte përjashtimin e një vendi tjetër nga tregu i vetëm evropian.

Javën e kaluar, komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, njoftoi plane për të kufizuar importet e automjeteve hibride në bllok.

Prodhuesit evropianë të makinave po përballen me presion të madh nga eksportet masive të automjeteve kineze me çmime të përballueshme, të cilat po konkurrojnë me modelet evropiane si në tregun e BE-së, ashtu edhe në atë kinez. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.