☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.25 ▼0.94%
ARI 4,183 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,110 ▲ +0.85% ETH $2,716 ▲ +0.55% XRP $1.5144 ▲ +0.89% SOL $120.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.25 ▼0.94 % ARI 4,183 ▲0.49 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.25 ▼0.94 % ARI 4,183 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Sporti

Play-off-i i Botërorit/ Grima: Kemi besim te vajzat për dy ndeshjet historike ndaj Uellsit

Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin në Shkodër, në prag të dy ndeshjeve historike ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Shqipëria do të përballet me Uellsin më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” dhe më 13 tetor në transfertë.

Në këtë moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, ka folur për fshf.org, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e vajzave, si edhe atmosferën në skuadër në prag të dy sfidave.

Grima thekson se skuadra kuqezi ndodhet në një moment historik dhe se arritja në këtë fazë është rezultat i punës së bërë nga vajzat ndër vite.

“Është e vërtetë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Po luajmë për gjëra madhore që dikur ndoshta nuk ishin menduar që Shqipëria mund të arrinte në këtë nivel. Falë punës së vajzave, pasionit, dëshirës dhe këmbënguljes së tyre jemi në këtë pikë që jemi. Realisht jemi në objektiva që i kemi vendosur vetes, i kemi të realizueshme.

Tani kjo është qershia mbi tortë. Duke parë ardhjen e vajzave, dëshirën, përkushtimin që kanë për ndeshjen, besoj që do të bëjmë gjëra të mira këto dy ndeshje. Kam shumë besim te vajzat, jam ndoshta pak i fiksuar te besimi që kam te këto vajza. Pavarësisht se mund të kemi probleme shëndetësore, dëmtime dhe mungesa. Kemi Arbenitën që për arsye dëmtimi nuk është në grumbullim. Kemi Klean që nuk luan në ndeshjen e parë për arsye të kartonave. Por besoj shumë gjithmonë te grupi, që do të nxjerrim ndeshje të mira, që të justifikojmë ardhjen deri në këtë pikë”, – tha Grima.

Përballë Shqipërisë do të jetë Uellsi, një kundërshtar i njohur për Kombëtaren e vajzave, pasi janë përballur më parë. Trajneri Grima thekson se skuadra duhet të luajë e qetë dhe pa presion.

“Me një skuadër që e njeh dhe e di se çfarë potenciali ka. Ndoshta ndeshja e radhës mund të jetë pak më e lehtë. Unë mendoj që presioni nuk është te ekipi jonë. Ne po punojmë shumë që të mos kemi presion te skuadra jonë, të mos futemi me ngërçin e rezultatin pozitiv.

Normalisht është e rëndësishme sepse këto ndeshje duhet, por presioni është te skuadra e Uellsit sepse ato janë mësuar që të jenë gjithmonë në kompeticione kryesore të FIFA-s dhe UEFA-s. Ne do të luajmë me nervat e kundërshtarit”, – tha ai.

Në fund, Grima ka edhe një mesazh për tifozët shkodranë dhe të gjithë mbështetësit e Kombëtares, duke i ftuar të jenë pranë vajzave në këtë moment historik.

“Shkodra është gjithmonë një mbështetëse e madhe e jona. Ne sa herë kemi luajtur, kemi pasur gjithmonë mbështetje maksimale nga tifozët e Shkodrës. Por unë besoj që kemi një arsye më shumë. Kemi një arsye më shumë për këto vajza që kanë dhënë gjithçka për këtë futboll. Janë vajza që meritojnë mbështetje. Kanë dhënë gjithçka dhe kanë vënë pasionin dhe dëshirën e tyre për të thyer shumë tabu.

Meritojnë shumë përkrahje dhe janë në një pikë që ne vetëm duhet t’i mbështesim për atë që ato kanë dhënë për futbollin dhe kurrë nuk kanë marrë apo kërkuar diçka shtesë. Detyra jonë, e të gjithëve ne është që t’i mbështesim, për të arritur këto rezultate historike që ne kemi nevojë. Besoj që do të jetë një mbështetje maksimalisht e mirë në Shkodër dhe besoj shumë që t’i kemi dhe t’i nderojmë e t’i nxjerrim faqebardhë nga stadiumi”, – tha Armir Grima.

Ndeshja e parë Shqipëri–Uells do të luhet më 9 tetor, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.