Duam se më shumë kompani kroate të bëjnë biznes në Bullgari, si edhe më shumë firma bullgarë të jenë aktivë në Kroaci, tha Presidenti Rosen Plevneliev, i cili bashkë me Presidenten Kroate Kolinda Grabar Kitanoviç morën pjesë në hapjen e Forumit të Biznesit Bullgaro-Kroat në Sofje. Ai zhvillohet në kuadrin e vizitës zyrtare të kreut të shtetit kroat në Bullgari.
Vendi ynë krenohet me kulturën e vet industriale, si edhe me faktin se disa sektorë u zhvilluan me prioritet dhe tepër dinamike, vuri në dukje Plevnelievi. Ai dalloi absorbimin e mirë të fondeve evropiane në Bullgari, përmirësimin e infrastrukturës, krijimin e vendeve të punës në sektorë të ndryshëm.
Nga ana e saj Kolinda Grabar Kitaroviç vuri në dukje, se marrëdhëniet dypalëshe ekonomike janë modeste, kurse ekziston potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e tyre.