☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,280 ▼ -0.63% ETH $2,391 ▼ -1.44% XRP $1.2919 ▼ -1.44% SOL $102.8500 ▼ -1.69%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk mund të lejohet që edhe një herë të largohet nga Shqipëria një investitor i madh, duke sjellë si shembull rastin e një investitori që, sipas tij, u largua nga vendi dhe zgjodhi të investojë në Mal të Zi.

Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi edhe një bisedë që kishte zhvilluar me një mik të tij, të njohur në rrjetet sociale, i cili kishte marrë pjesë në protestën kundër projektit.

“Ore, i thashë njërit nga këta që është i njohur: ‘Pse dole? Çfarë ke? Çfarë shqetësimi ke? Hajde mo se ti ke muhabet, më pyet mua’.

– Po jo o burrë se nuk është punë ambienti.

– Po shiko se ata kanë shqetësime.

– Ore ata i kuptoj, po ti çfarë ke?

– Po kam o vlla Instagramin, bëhet nami, si t’i lë?

Këta rrinë dhe dalin me mbledh “like” e komente në Instagram. E kuptoni se ku jemi? Dhe unë nuk dua të them që s’ka arsye me protestu, patjetër që ka, por mbi të gjitha ka arsye për të punu, për të ndërtu, për t’u bashku, sepse dera që na është hapur për të hyrë në atë shtëpi, është një derë që nuk mund ta lejojmë kurrë që ta mbylli njëri apo shqiptari.

Investitori mund të ikë, por e hëngrëm një herë. Iku nga ne dhe shkoi në Tivat, dhe sot duhet të gjëmojmë Malin e Zi”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.