Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë
Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.
37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij.
Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.