“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë
Një vajzë adoleshente, vetëm 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 18 mars.
Nëna ka thënë se vajza e mitur ka qenë në banesë deri rreth orës 05:00, ndërsa në 06:30 minuta është konstatuar mungesa e saj.
E mitura ka lënë edhe një letër në banesë, përpara se të largohej. Ajo shkruan: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Vajza nuk është paraqitur në shkollë dhe nuk ka telefon, gjë e cila vështirëson kontaktin.
Prindërit apelojnë për ndihmë, duke lënë edhe numrat e kontaktit, për këdo që ka informacion për adoleshenten e humbur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.