Pogradec, aksident i rëndë pranë tuneleve në Qukës-Qafë Plloçë, 2 të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar të premten në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve.
Aksidenti ka ndodhur mes dy mjeteve të vogla, njëri prej të cilëve me targa greke. Mjetet janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.
Nga të dhënat paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se në aksident mund të kenë ndikuar lagështira në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri prej mjeteve, teksa kalonte në një urë me kthesë të fortë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.