Pogradec, zjarr masiv në një kodër pranë Mëmlishtit, rrezikohet masivi pyjor me pisha
Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kodër në zonën e fshatit Mëmlisht, në Pogradec.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, duke rrezikuar seriozisht masivin pyjor me pisha në këtë zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca të MZSH-së, të shoqëruara nga dy mjete zjarrfikëse, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe punonjës të shërbimit pyjor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.