🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,703 ▼0.52%
DOW 51,636 ▼0.37%
NASDAQ 26,899 ▼0.63%
NAFTA 93.31 ▲0.97%
ARI 4,160 ▼3.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $84,068 ▼ -0.43% ETH $2,711 ▲ +0.82% XRP $1.5094 ▼ -0.79% SOL $119.9700 ▼ -1.69%
S&P 500 7,703 ▼0.52 % DOW 51,636 ▼0.37 % NASDAQ 26,899 ▼0.63 % NAFTA 93.31 ▲0.97 % ARI 4,160 ▼3.73 % S&P 500 7,703 ▼0.52 % DOW 51,636 ▼0.37 % NASDAQ 26,899 ▼0.63 % NAFTA 93.31 ▲0.97 % ARI 4,160 ▼3.73 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kronika

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit

Avokatët janë të vendosur të bojkotojnë përveç seancave gjyqësore edhe masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

Bojkotin e nisën zyrtarisht këtë të hënë, edhe pse në GJKKO nuk pati të programuar asnjë seancë për caktimin e masës së sigurimit personal.

Kjo e hënë ishte gjithashtu afati i fundit që avokatët i kishin lënë Gjykatës së Posaçme dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për të reflektuar dhe për tu tërhequr nga rregullorja që censuron punën e tyre dhe të gazetarëve duke mos i lejuar me celularë në sallë.

Në këto kushte, kreu i Gjykatës Erjon Bani, i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë hap pas, ‘reagoi’ duke thërritur në një mbledhje të trupës gjyqësore të Gjykatës së Posaçme. Siç Report Tv mësoi, gjyqtarët u ndanë në qëndrim. Një pjesë i dolën kundër Erjon Banit, dhe kërkuan dialog me avokatët për situatën që është krijuar.

Kujtojmë se me vendim unanim nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, prej kur në GJKKO nisi zbatimin rregullorja e re, avokatët bojkotuan seancat gjyqësore, një vendim ky që është pasur me shtyrjen e shumë proceseve të rëndësishme

Pjesa tjetër, kërkuan masa më të ashpra për avokatët, të cilët deri më tani janë gjobitur me nga 50 mijë lek të rinj për mungesat në seancë. Mbledhja e gjyqtarëve të GJKKO-së nuk arriti në një përfundim dhe nuk dihet se si do të procedohet në vijim, informon “Shqiptarja”.

Situata pritet të rëndohet edhe më tej me bojkotin e masave të sigurisë.

Vendimi rrezikon të sjellë pasoja të rënda, deri në lirimin e personave të arrestuar, të cilët nuk mund të mbyllen në qeli paraburgimi pa pasur një masë sigurie. Ligji detyron që çdo i arrestuar të dalë para gjykatës brenda 72 orësh për masë, ndryshe arrestimi bëhet i pavlefshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.