☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW
NASDAQ
NAFTA 103.26 ▲3.63%
ARI 4,535 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,027 ▲ +1.42% XRP $1.3239 ▲ +0.21%
S&P 500 DOW NASDAQ NAFTA 103.26 ▲3.63 % ARI 4,535 ▲0.23 % S&P 500 DOW NASDAQ NAFTA 103.26 ▲3.63 % ARI 4,535 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Polici i dehur, konflikt me banorët në Laprakë (Video)

Një punonjës policie, veshur civil, ne gjendje të dehur shan, fyen e konfliktohet me qytetarë në Laprakë.

policiSipas videos që transmeton “News 24”, polici është identifikuar si Preng Lepuri dhe është filmuar ditën e shtunë, më 7 shkurt. Ai është prezantuar si punonjës i policisë dhe për këtë ka treguar edhe një dokument identifikimi që është pjesë e policisë.

Ai është banor i zonës dhe është filmuar nga një qytetar, teksa konfliktohej me banorë të tjerë. Polici eshte filmuar teksa kercenon banorin e katit te pare te nje pallati 5-katesh, qe ishte duke kryer punime ne ambientet e brendshme te hyrjes.

Polici është filmuar teksa përdorte një fjalër banal dhe fyes ndaj banorëve, ndërkohë që duket se është konfliktuar edhe me kalimtarë. Banoret, sipas “News 24″ kane treguar se ata kane njoftuar sallen operative per kete ngjarje, dhe pas telefonates ka mberritur patrulla e policise, e cila ka nderhyre per te qetesuar situaten.

Me vone, per shkak te gjendjes se dehur, polici eshte konfliktuar edhe me kalimtare dhe per kete eshte njoftuar serish policia. Kete radhe, efektivi eshte shoqeruar ne Komisariatit numer 3 ne Tirane, ku edhe eshte mbajtur per disa ore.

Konflikti

Polici: jam punonjës policie, banoj këtu, ti nuk ke për të hyrë këtu në oborr

Banori: në rregull mor

Polici: këtu hyn pallati, s;ke për të hyrë ti mor, mos të kemi borxhe

(Ndërhyn një banore, që i drejtohet personit që po kryente punimet)

(Ndërhyn një banore, që i drejtohet personit që po kryente punimet)

Banorja; ti e ke blerë mo xhan, po këtu ka pas dritare, jo derë

Polici: e ka blerë, ca ka blerë? Ske për të dalë që këtu, ti njëherë jo

Banori: pse ore, unë jam shoferi I kësaj

Polici: Djali, djali, ( e kap përkrahu dhe I tregon dokumentin e policisë) Quhem Preng Lepuri

Banori: S’ka nevoje fare

Polici: Ej, ej, (i tregon prape dokumentin) Ja policia, ka edhe emri. P*** s’emes qe del prejh ketu pa me vrare mua ketu. Ku e ka marre lejen ai, ku ne te s’emes e ka marre. Ta gezoje atje naten, jo ke une, ka shkalle aty, kaq ka, nuk ka me shkalle te tjera ketu

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.