🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,689 ▼ -1.72% ETH $2,221 ▼ -1.08% XRP $1.3320 ▼ -1.7% SOL $82.5100 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Polici trafikant, Julian Balliu në grupin që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Një tjetër ish-zyrtar policie i shtohet listës së policëve të implikuar dhe që kërkohen nga drejtësia për dyshimet se janë përfshirë në rrjetet e trafikantëve të kanabisit.

 Julian Balliu po hetohet nga Krimet e Rënda për kohën kur ai ka mbajtur postin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Lushnje, e siç thonë burimet, për të është kërkuar në gjykatë masa e arrestit me burg në mungesë.

Balliu dyshohet se, gjatë kohës që drejtonte Policinë Rrugore ka favorizuar qarkullimin e një kamioni që duhej të ishte i ngarkuar me dru. Por, pas daljes nga Shqipëria në datën 9 janar 2017, siç rezultoi sapo mbërriti në Ankona, mjeti ishte i mbushur me 2.5 tonë hashash.

Prej 13 janarit 2017, atëherë kur u sekuestrua ngarkesa me kanabis, hetimet po drejtohen nga një njësi prokurorësh mes Shqipërisë dhe Italisë.

Më heret, me urdhër të Krimeve të Rënda, për dosjen e 2.5 tonëve hashash është arrestuar edhe një zyrtar i Policisë së Fierit, kryekomisari Festim Lelaj. Ndërkohë që para drejtësisë, për këtë rrjet trafikantësh pritet të dalin edhe dy doganierë e efektivë të Policisë Kufitare Durrës. Në një kohë që në Itali është arrestuar edhe shoferi i kamionit të drogës, Dhimo Koraj.

Emri i ish-zyrtarit të policisë, Julian Balliu, nuk është i panjohur për publikun. Pak ditë më parë, emisioni “Fiks Fare” transmetoi një video, në të cilën ai bënte pazar për të shitur 200 gramë kokainë te një qytetar, të cilit i detyrohej një shumë lekësh. Edhe për këtë çështje 40-vjeçari është në kërkim, por ai ia ka dalë mbanë të arratiset, siç edhe 3 ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, shtetasit Jaeld Çela, Sokol Bode e Gjergj Kohila.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.