☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▼ -1.79% ETH $2,214 ▼ -1.27% XRP $1.3307 ▼ -1.25% SOL $82.1900 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Policia e Kosovës reagon ndaj shkrimeve të mediave serbe

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, rasti i vrasjes së dy turistëve çekë, të cilit i referohen disa mediume kryesisht serbe, në bazë të informacioneve të PK-së ka ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë, në fshatin Prekal të Shkodrës, e jo në Dukagjin të Republikës së Kosovës, siç potencohet në ato mediume serbe.

Ja reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara sot me (04.07.2015) në disa portale të ndryshme, kryesisht serbe të cilat raportojnë se“turistët çekë u vranë në Kosovë”, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:

Lajmi duke përfshirë edhe foton ilustruese ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke aluduar kinse në vendin e ngjarjes, është i fabrikuar në atë mënyrë, saqë mediumi serb “Kurir”, për vrasjen e dy turistëve çek, shkruan se ka raportuar Policia e Kosovës.

Rasti i vrasjes së dy turistëve çek, të cilit i referohen këto mediume kryesisht serbe, në bazë të informacioneve që ne posedojmë ka ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë, në fshatin Prekal të Shkodrës, e jo në Dukagjin të Republikës së Kosovës, siç potencohet në ato mediume serbe.

Po ashtu edhe pjesa e lajmit e ilustruar me fotografi dhe kinse i raportuar nga Policia e Kosovës nuk qëndron, pasi që Policia e Kosovës nuk raporton për rastet që ndodhin jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkrete nga disa mediume serbe, pasi që ne jemi të gatshëm të ju informojmë drejt për të gjitha rastet që ndodhin në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.