☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,364 ▼ -3.44% ETH $2,424 ▼ -3.15% XRP $1.3712 ▼ -5.36% SOL $103.3500 ▼ -4.77%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kosova

Policia e Kosovës realizon dy ekstradime në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Zvicrën

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë dhe Zvicrës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, më 27 gusht është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri shtetasi kosovar H.M.

H.M. kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Ekstradimi i tij është realizuar përmes pikëkalimit kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu dorëzua autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, më 28 gusht, nga Zvicra në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar P.S., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

P.S. dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ai është sjellë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku iu dorëzua njësive përgjegjëse të Policisë së Kosovës, përkatësisht Stacionit Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se këto dy ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të dy shteteve.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka theksuar se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.