☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gara: Aktualisht kemi edhe 1,564 persona për fatin e të cilëve nuk dihet

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se vizita e familjarëve të personave të zhdukur, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e familjarëve.

Gara, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se këto ditë për familjarët e personave të zhdukur përfaqësojnë dhimbje të madhe, por njëkohësisht edhe shpresë për identifikimin e të dashurve të tyre.

Tutje, Gara u shpreh se shpreson që sa më shpejt të përfundojë procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura në Kalludër, të cilat, sipas tij, mund t’u përkasin rreth 23 personave të zhdukur.

“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme gjatë këtyre katër javëve të angazhimit në këtë lokacion, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e familjarëve që të kemi edhe këtë lloj bashkëbisedimi por përtej kësaj meqë kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me familjarët të kemi edhe mundësinë e vizitës së përbashkët në lokacion dhe në kuptim të një homazh të përbashkët – këto ditë të punës dhe këto data përkujtimore janë ditë të dhimbjes së madhe për të zhdukurit e familjarët e personave të zhdukur. Megjithatë, në kuptimin e angazhimit të përbashkët brenda kësaj dhimbjeje familjet po e gjejnë ngushëllimin por edhe shpresën që më të dashurit e tyre mund të identifikohen dhe më të dashurit e tyre do të kenë një varr me emër e mbiemër dhe të kenë një rivarrim të dinjitetshëm”, u shpreh Gara.

“Aktualisht kemi edhe 1,564 persona për fatin dhe vendndodhjen e të cilëve nuk dihet – shpresoj që të kemi sa më shpejt identifikimin e mbetjeve mortore të gjetura në Kalludër që u përkasin rreth 23 personave dhe në momentin që kemi identifikim do të njoftohen familjarët dhe do t’i përditësojmë të dhënat”, u shpreh Gara./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.