☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,372 ▼1.62%
DOW 45,177 ▼1.7%
NASDAQ 20,961 ▼2.09%
NAFTA 99.77 ▲5.6%
ARI 4,551 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,988 ▼ -3.83% ETH $1,994 ▼ -2.74% XRP $1.3282 ▼ -1.47% SOL $82.7200 ▼ -3.58%
S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 % S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Policia e Shtetit: Janë proceduar penalisht 563 shtetas

0301-POLICIA-SHTETIT-554x350Policia e Shtetit bëri me dije sot në një deklaratë për mediat se në kuadër te masave të posaçme kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje, në të gjithë vendin janë evidentuar 560 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 563 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Po ashtu, Policia e Shtetit shpjegon se “për 40 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë që 508 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim”.

“Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë edhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive. Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.