☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,378 ▲0.14%
DOW 45,450 ▲0.63%
NASDAQ 20,916 ▼0.16%
NAFTA 103.32 ▲3.69%
ARI 4,573 ▲1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,326 ▲ +1.09% ETH $2,063 ▲ +3.15% XRP $1.3411 ▲ +0.98% SOL $84.0200 ▲ +2.59%
S&P 500 6,378 ▲0.14 % DOW 45,450 ▲0.63 % NASDAQ 20,916 ▼0.16 % NAFTA 103.32 ▲3.69 % ARI 4,573 ▲1.08 % S&P 500 6,378 ▲0.14 % DOW 45,450 ▲0.63 % NASDAQ 20,916 ▼0.16 % NAFTA 103.32 ▲3.69 % ARI 4,573 ▲1.08 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Policia e Shtetit: Në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje

Shërbimet e Policisë së Shtetit gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të reshjeve të shumta, në disa qarqe të vendit, janë angazhuar maksimalisht në operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimit të qytetarëve, si dhe monitormit të akseve rrugore.

Grupet e drejtimit, të ngritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, kanë monitoruar në vazhdimësi situatën duke bashkëpunuar me emergjencat civile në nivel qarku dhe bashkie, me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve në nevojë, si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq.

Deri në këto momente, bazuar nga raportimet e punonnjësve të Policisë në terren, konstatohet se në disa akse rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit dhe të inerteve në disa akse rrugore, si pasojë e motit të keq.

Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.

Në qarkun Durrës, segmenti Thumanë – Rinas, ka prezencë uji, qarkullimi vijon normal.

Autostrada Durrës – Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale.  Unaza Shkozet – Plepa – Shkëmbi i Kavajës – Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada “Royal Gaz”- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.

Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale   në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë – Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë.

Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.

Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash – Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe – Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor .

Në qarqet  Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë,  Kukës e Dibër, aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, në të gjitha akset rrugore të këtyre qarqeve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit apo të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar me të gjitha mjetet logjistike që ka në përdorim , që në rast nevoje tju vijë në ndihmë qytetarëve të cilët duhet të njoftojnë menjëherë  te 112  në rast nevoje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.