☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.92 ▲0.34%
ARI 4,654 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,232 ▲ +3.12% ETH $2,137 ▲ +3.89% XRP $1.3408 ▲ +1.98% SOL $82.1100 ▲ +2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.92 ▲0.34 % ARI 4,654 ▼0.54 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.92 ▲0.34 % ARI 4,654 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia e Shtetit, pjesë e konferencës ndërkombëtare të Oficerëve të Kontaktit të policisë çeke

Një delegacion i Policisë së Shtetit, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Oficerëve të Kontaktit të Policisë Çeke.

Gjatë takimeve që delegacioni i Policisë së shtetit zhvilloi me drejtues të Policisë çeke, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy Policive, kjo edhe si rezultat i punës së oficerit të kontaktit të Policisë çeke në Shqipëri, Adriatik Shino.

Të dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe veçanërisht me Policinë Shkencore, në kuadër të projektit “Relief”, në të cilin Policia shqiptare ka një rol të rëndësishëm, pasi plotëson me të dhëna databazën e këtij projekti.

Gjatë takimit një rëndësi e veçantë iu kushtua shkëmbimit të informacionit në kohë reale, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu u vlerësua kontributi i Policisë çeke në operacionin e Frontex-it, për parandalimin e flukseve migratore dhe azil kërkimit, në monitorimin e kufijve nëpërmjet përfaqësuesve të kësaj Policie.

Në fund të takimit, pala shqiptare shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të rolit të Oficerit të Kontaktit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.